Newcastle Unitedi rikthehet në Premier Ligë si kampion i Championshipit, transmeton Koha.net.
Skuadra e Rafa Benitezit u shpall kampion pasi fitoi ndaj Barnsleyt 3 me 0 në St James’ Park, përderisa Brightoni u ndal në barazim, 1-1, nga Aston Villa.
Newcastle përfundon e para me 74 pikë, derisa Brightoni, që gjithashtu është rikthyer në Premier Ligë, ka një pikë më pak në vendin e dytë.