Sulmuesi italian mund të vazhdojë karrierën në Angli, te Newcastle United. Skuadra angleze ka bërë gati ofertë të majme për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.
“Gazetta dello Sport”, të martën ka njoftuar se Newcastle po kërkon me çdo kusht transferimin e sulmuesit gjatë kësaj vere. Për kartonin e tij, Newcastle është i gatshëm t’i paguajë Lazios 55 milionë euro dëmshpërblim kurse Immobiles t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej tetë milionë eurosh.
30-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 30 gola në 33 ndeshje për Lazion në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm