Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester United hyn në garë për sulmuesin italian

Ciro Immobile mund të largohet nga Lazio, pas përfundimit të këtij sezoni.

Forma e mirë që ka kaluar sulmuesi italian ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së fundi, në garë për Immobilen ka hyrë edhe Manchester United. Madje, klubi anglez është i gatshëm të dërgojë një ofertë në drejtim të Lazios për sulmuesin.

Për Immobilen, interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Napoli.

30-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2023.

Këtë sezon, sulmuesi italian ka shkëlqyer duke shënuar 34 gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat.