Ndeshja mes Newcastle Unitedit dhe Liverpoolit do të jetë derbi i xhiros së tretë në Premier League. Kjo përballje zhvillohet të dielën prej orës 17:30.
Në fakt, me duelin që do të luhet në stadiumin “St.James Park”, do të mbyllet xhiroja e tretë e futbollit anglez. Newcastle në këtë ndeshje synon të kthehet te fitorja pas humbjes që e pësoi në xhiron e shkuar nga Manchester City 1:0.
Po ashtu, me fitore eventuale, Newcastle do t’ia shkaktonte Liverpoolit humbjen e parë këtë edicion. Aktualisht, Liverpooli ka katër pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara, një më shumë se Newcastle që edicionin e startoi me fitore bindëse 5:1 ndaj Aston Villas.
Të dielën, zhvillohen edhe dy ndeshje tjera në kuadër të kësaj xhiroje. Prej orës 15:00, Manchester City do të jetë mysafir i skuadrës së Sheffield Unitedit. Kampioni në fuqi, vlerësohet favorit në këtë përballje pasi ka fituar dy ndeshjet e para.
Për dallim prej Cityt që ka gjashtë pikë, Sheffieldi nuk e ka asnjë pikë deri më tani. Fitoren e tretë rresht në Angli do ta kërkojë edhe skuadra e Arsenalit. “Topçinjtë” e presin skuadrën e Fulhamit në stadiumin “Emirates” të shtunën prej orës 16:00.
Dueli i parë në program i ditës së shtunë, do të jetë ai mes Bournemouthit e Tottenhamit që luhet nga ora 13:30. Ndërkohë, i fundit është ai mes Brighonit dhe West Ham Unitedit.
Kjo ndeshje nis në orën 18:30, ndërsa Brightoni është ekipi i tretë që ka fituar në dy xhirot e para së bashku me Arsenalin dhe Manchester Cityn.