Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle konfirmon hetimin mbi skandalin e Tonalit

Newcastle Unitedi ka konfirmuar të mërkurën se Sandro Tonali po hetohet nga Zyra e Prokurorit italian dhe Federata e Futbollit të Italisë në lidhje me aktivitetin e bastvënies ilegale.

23-vjeçari së fundmi ishte larguar nga kampi i Përfaqësueses së Italisë.

“Ai dhe familja e tij e kanë përkrahjen më të madhe nga klubi”, thuhet në njoftimin e klubit anglez të mërkurën.

“Për shkak të procesit që është duke u zhvilluar, Sandro dhe Newcastle United nuk mund të japin më shumë komente për momentin”, ka shkruar Newcastle.

Tonali dhe Nicolo Zaniolo i Aston Villas janë larguar nga kampi i Italisë që zhvilloi ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”.

Edhe Tonali vazhdon kontratën me Newcastlen Futboll Tonali vazhdon kontratën me Newcastlen

Tonali ka 15 paraqitje me Italinë.

Newcastlet iu bashkua nga Milani në korrik të këtij viti për 64 milionë euro.