Mesfushori i Newcastle Unitedit, Sandro Tonali, do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Nottingham Forestit, në raundin e dytë të Kupës FA. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Newcastle Unitedit, Eddie Howe.
Ndeshja ndërmjet Nottingham Forestit dhe Newcastle Unitedit do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai patjetër do të jetë në skuadër të mërkurën. Ai është në formë. Thjesht nuk ka pasur minuta në fushë, për të cilët lojtarët do t’ju thonë se është gjëja më e rëndësishme brenda lojës. Ai ka punuar jashtëzakonisht shumë për të qenë në gjendje të mirë fizike dhe për t’u siguruar që është më në formë se sa ishte kur u ndalua”, ka deklaruar Howe, shkruan të martën “Reuters”.
Federata e Futbollit e Italisë e dënoi 24-vjeçarin në tetor të vitit 2023 pasi kishte thyer rregullin me të cilin lojtarëve u ndalohet të vënë baste në ngjarjet futbollistike të organizuara nga UEFA dhe FIFA. Kjo kishte ndodhur kur ai luante në Itali te Milani.