Newcastle United e ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, në rast se nuk arrihet marrëveshja për Hugo Ekitiken, ka shkruar “Daily Mail” të shtunën.
Newcastle si transferim primar e ka afrimin e Ekitikes 20-vjeçar, që luan me skuadrën e Reimsit në elitën e futbollit francez.
Megjithatë, opsion mbetet edhe Broja, i cili në sezonin që lamë pas shkëlqeu me Southamptonin duke realizuar nëntë gola në 38 ndeshje në të gjitha garat.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Broja, ishte i huazuar nga skuadra e Chelseat.
Për Brojën në javët e kaluara, interesim kishin shprehur edhe West Hami, Leeds Unitedi dhe Evertoni.