Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle fiton për ta ruajtur vendin e tretë

Newcastle Unitedi ka fituar 3:1 për të mbetur në vendin e tretë në Premier League.

Të dielën në kuadër të xhiros së 34-t, Newcastle e mposhti Southamptonin. Newcastle ka 65 pikë nga 33 ndeshje.

Manchester Unitedi është i katërti me 63 pikë nga 32 ndeshje. Stuart Armstrong kaloi në epërsi Southamptonin me golin e minutës së 41-të.

Në pjesën e dytë Newcastle reagoi dhe shënoi tre gola. Callum Wilson shënoi në minutën e 54-t e të 81-të, ndërsa autogol realizoi Theo Walcott në minutën e 79-të.

Southamptoni mbetet i fundit me 24 pikë.

Artikuj të ngjashëm