Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle mposht Unitedin dhe ia zë vendin e tretë

Newcastle United ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Manchester Unitedit dhe ia ka zënë vendin e tretë në tableë, ndonëse të dyja skuadrat kanë pikë të njëjta.

Newcastle të dielën mposhti Unitedin me rezultatin 2:0 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Premier Leagues angleze.

Joe Willock e shënoi golin e parë në minutën e 65-të, kurse Callum Wilson, vulosi çështjen e fituesit në minutën e 88-të.

Newcastle në vendin e tretë dhe United në vendin e katërt kanë nga 50 pikë në tabelë, në 27 ndeshje të luajtura.