Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle firmos me brazilianin Giumaraes

Newcastle United ka firmosur të dielën me brazilianin Bruno Guimaraes. Me 24-vjeçarin, skuadra angleze ka firmosur për katër vjet e gjysmë. Ai transferohet nga Lyoni, ku ka shfaqur nivel të lartë në dy vitet e fundit.

Guimaraes ka nisur karrierën te Audax, ku debutoi në moshën 17-vjeçare. Më pas u transferua te Athletico Parananense, ndërsa në vitin 2020 kaloi te Lyoni. Mesfushori aktualisht është i angazhuar me përfaqësuesen e Brazilit.

Kieran Trippier dhe Chris Wood janë transferuar në këtë afat nga Neëcastle.

Sipas mediave të huaja, Newcastle ka ndarë 40 milionë euro për transferimin e brazilianit.