Newcastle United dhe Chelsea kanë luajtur baras në ndeshjen miqësore të së enjtes, që u zhvillua në Atlanta para 70 mijë të pranishmëve.
Nicolas Jackson shënoi për Chelsean në minutën e 12-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor për Newcastlein realizoi Miguel Almiron në minutën e katërt të shtesës në pjesën e parë.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, ka thënë pas ndeshjes se do të jetë e vështirë ta reduktojë numrin e futbollistëve që do të mbeten pjesë e ekipit.
“Blutë” në SHBA kanë marrë me vete 29 futbollistë.
Ndërkohë, Pochettino theksoi se dëshiron ta reduktojë numrin e lojtarëve para ndeshjes hapëse në Premier League kundër Liverpoolit, që zhvillohet më 13 gusht.