New York City FC mposhti Portland Timbersin 4-2 në gjuajtjen e penalltive për të fituar trofeun e parë të klubit në Kupën MLS në mënyrë dramatike.
Alexander Callens gjuajti penalltinë e fitores në “Providence Park” të Portlandit, ndërsa finalja e parë e New York City në historinë e tyre shtatëvjeçare përfundoi me fitore.
Goditja me kokë e Valentin Castellanos në minutën e 41-të kishte kaluar New York Cityn në avantazh.
Megjithatë, Felipe Mora barazoi në minutat e fundit të ndeshjes, duke detyruar që ndeshja të shkonte në shtesë.
Ndeshja u vendos nga penalltitë, ku më të saktë u treguan futbollistët e NYC.
Edhe
Manchester City fiton trofeun e tetë në Kupën FA
New York City FC u bë ekskluziviteti i 20-të i Major League Soccer në vitin 2013, pasi klubi anglez Manchester City ra dakord për një partneritet me gjigantët e bejsbollit, New York Yankees.
Që kur luajtën sezonin e tyre të parë në MLS në vitin 2015, klubi ka pasur në skuadrën e tij lojtarë të mirënjohur evropianë duke përfshirë ish-sulmuesin spanjoll David Villa, legjendën e Italisë Andrea Pirlo dhe ish-mesfushorin e Anglisë Frank Lampard.