Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neville: Po bëhen të papastra bisedimet për rifillimin e Premier Leagues

Gary Neville beson se bisedimet për vazhdimin e stinorit në Premier League janë bërë të pista prapa skenës dhe klubet më poshtë renditjes janë duke u shantazhuar që të luajnë.

Tri klubet që mbajnë tri pozitat e fundit në Premier League raportohet se janë kërcënuar me largim nga elita nëse vazhdojnë të kundërshtojnë rifilliminin e ndeshjeve muajin e ardhshëm në terrene neutrale.

Klubet do të mbajnë një video-konferencë të hënë për të diskutuar “Projektin e Rifillimit” dhe ata që janë të vendosur për të vazhduar stinori mund të kërkojnë edhe një votim për të larguar nga elita Norwich Cityn, Aston Villan dhe Bournemouthin, nëse këto tri klube nuk mbështesin planin e rifillimit.

“Nuk ka dyshim se kemi një Premier League të ndarë sa i përket asaj se çfarë duan klubet. Mesazhi nga dita e parë e kësaj pandemie është, të jemi të bashkuar dhe të sjellshëm. Futbolli nuk është një vend i këndshëm në këtë kohë. Flitet për interesa personale dhe po bëhet mjaft pistë prapa skenës. Nuk besoj se është qasje fer nëse evitohet largimi nga elita. Nëse po luajmë ndeshje futbolli atëherë duhet të jetë për diçka. Ngritja në elitë dhe rënia bën garat më të forta. Klubet në fund të renditjes gjithmonë do të shantazhoshen nëse ka mënyrë të organizohen ndeshjet sigurt”, ka thënë legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville për “Sky Sports”.

Shefi ekzekutiv i Aston Villas, Christian Purslow, ka thënë se është kundër organizimit të ndeshjeve në terrene neutrale.