Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nevesi transferohet tek Al-Hilali

Kapiteni i Wolverhamptonit, Ruben Neves, është transferuar në futbollin e Arabisë Saudite, tek Al-Hilali.

Transferimi i Nevesit është rekord për klubin arab, pasi marrëveshja është arritur për 55 milionë euro.

Mesfushori portugez 26-vjeçar kishte edhe një vit tjetër në kontratë, dhe largohet pas gjashtë sezoneve të kaluara te Wolvesi.

Ai është emri i fundit i madh që largohet nga një klub evropian në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Më herët gjatë këtij muaji, Karim Benzema la Real Madridin për Al-Ittihadin, duke iu bashkuar Cristiano Ronaldos në ligën arabe. Ronaldo në janar nënshkroi për Al-Nassr.

Mesfushori N’Golo Kante u pajtua të largohet nga Chelsea për t’iu bashkuar bashkëkombësit, Benzemas, tek Al-Ittihadi, më herët gjatë kësaj jave.

Portieri i Chelseat, Edouard Mendy, është afër që t’i bashkohet Al Ahlit, ndërsa mesfushori i Manchester Cityt, portugezi Bernardo Silva, po kërkohet nga Al-Hilali.

Artikuj të ngjashëm