Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle huazon Nevesin

Pas suspendimit të Sandro Tonalit, skuadra e Newcastle Unitedit është në kërkim të një mesfushori të ri, ka shkruar “Daily Mail” të premten. Tonali u suspendua për dhjetë muaj për shkak të basteve dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë fare për ekipin anglez këtë edicion. Kështu që Newcastle ka kthyer sytë kah mesfushori i Portugalisë, Ruben Neves.

Newcastle po kërkon huazimin e Neves në afatin kalimtar të janarit, pasi 26-vjeçari po shihet si zëvendësim ideal për italianin Tonali.

Neves këtë verë u largua nga Wolverhamptoni për t’u transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Hilali për 55 milionë euro. 26-vjeçari ka kontratë me ekipin saudit deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka 1 gol e 1 asistim në 13 ndeshje të luajtura.