Sport

Neueri vazhdon kontratën me Bayernin

Manuel Neuer mbetet pjesë e Bayern Muenchenit.

Ai të hënën ka vazhduar kontratën deri në vitin 2024, ka njoftuar gjiganti gjerman. Portieri i Gjermanisë është i kënaqur që ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Bayernin.

Ai ka thënë se me Bayernin do të luftojë për ta fituar çdo trofe.

“Do të kemi sërish një ekip shumë të mirë me të cilin do të luajmë për çdo trofe. Si portier, kapiten dhe lider, dua të jem mbështetës dhe një faktor kyç në qëllimet tona të mëdha. Ne do të luftojmë sërish për t’i fituar titullin, Kupën dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Neuer për faqen zyrtare të klubit.

Portieri 36-vjeçar, pjesë e Bayernit është që prej vitit 2011.