Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neuer rinovon kontratën me Bayernin

Manuel Neuer

Portieri Manuel Neuer, do të jetë pjesë e Bayern Munichut edhe pas përfundimit të edicionit aktual. “Kicker” ka raportuar të hënën, se Neuer tashmë ka arritur marrëveshje me Bayernin për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni.

Me rinovimin e kontratës, që do të bëhet zyrtare së shpejti, Neuer do të mbetet te Bayerni deri në verën e vitit 2025 dhe do ta ketë opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër. Neuer, së fundmi është rikthyer në portë te Bayerni pas lëndimit që e mbajti për një periudhë të gjatë jashtë fushe, ndërsa ka regjistruar 5 paraqitje deri më tani.

37-vjeçari është kapiten i Bayernit, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2011 nga Schalke.

Artikuj të ngjashëm