Manuel Neuer ka nisur bisedimet me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë portieri gjerman, i cili ka shprehur dëshirën të mbetet pjesë e klubit.
“Bayerni është një klub i jashtëzakonshëm. Ne bëmë histori gjatë kohës sime këtu. Sigurisht që dua të jem pjesë e këtij klubi”, deklaroi Neuer.
Portieri gjerman ka kontratë me “bavarezët” deri në vitin 2023.
Ai është pjesë e klubit gjerman që nga viti 2011 kur u transferua nga Schalke.
Artikuj të ngjashëm