Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neuer mungon deri në janar

Bayerni ka konfirmuar se portieri Manuel Neuer do të mungojë deri në janar pas operimit në këmbën e thyer.

31-vjeçari lëndoi këmbën të hënën gjatë ushtrimeve dhe të martën i është nënshtruar një operimi.

Neueri kishte pasur problem me këtë lëndim edhe në sezonin e shkuar duke munguar për disa muaj.

“Është lajm i tmerrshëm që Neueri ka pësuar edhe një lëndim. Operimi ka shkuar mirë dhe kjo është më e rëndësishmja tani. Tash luajmë pa kapitenin tonë. Ai do të kthehet për ne në janar”, ka thënë shefi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Artikuj të ngjashëm