Kapiteni i Gjermanisë dhe Bayern Munichut, portieri Manuel Neuer, do të jetë jashtë fushës së gjelbër për pjesën tjetër të sezonit, pasi e ka thyer këmbën gjatë skijimit.
Portieri ka thënë në “Instagram” të shtunën se është operuar të premten.
Fotografia e tij shihet qartë se është në spital.
Këmba e tij duket se është në gjips, ndërsa të lidhur e ka edhe dorën e majtë.
“Çfarë mund të them, fundi i vitit padyshim se do të mund të kishte përfundim më të mirë”, ka shkruar Neuer. “Përderisa isha duke u munduar t’i harrojë të gjitha në skijim, kam pësuar një thyerje në këmbë. Operimi shkoi mirë. Faleminderit mjekëve! Megjithatë, më dhemb shumë kur e di se sezoni aktual për mua ka mbaruar”, ka shkruar ai.
Neuer me Gjermaninë u eliminuan nga Botërori në fazën e grupeve.
Edhe
Lëndohet Neueri, mungon disa javë
Ai mungoi disa ndeshje me Bayernin pas lëndimit në shpatull në muajin tetor, ndërsa u zëvendësua nga Sven Ulreich.
Bayerni prin në Bundesligë.
Bundesliga rikthehet me 20 janar, me ndeshjen e Bayernit ndaj Leipzigut.