Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni konfirmon lëndimin e Neuerit

Bayern Munichu ka konfirmuar se Manuel Neuer ka pësuar një lëndim në këmbë që kërkon testime të reja.

Kampioni botëror ka pësuar lëndimin të hënën gjatë ushtrimeve. 31-vjeçari raportohet se kishte lënduar një kockë në këmbën e njëjtë të cilën ai e theu sezonin e shkuar.

Portieri gjerman ishte lënduar në mars ndërsa ishte kthyer shumë shpejt.

Tani pritet të mungojë për një periudhë të pacaktuar.