Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neuer kërkon qëndrimin te Bayerni deri në vitin 2025

Foto: Reuters

Manuel Neuer ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës së Bayern Muenchenit t’i vazhdohet kontrata deri në qershor të vitit 2025, ka njoftuar “Sport 1”.

Bisedimet për vazhdimin e kontratës në mes të Bayernit dhe portierit gjerman po ecin më shpejt se sa pritej.

Pretendohet se portieri i Gjermanisë ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Bayernit dhe se kërkesat e tij do të plotësohen.

35-vjeçari pjesë e Bayernit është që prej vitit 2011, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.