Portugezi Pedro Neto nuk do të largohet nga Wolverhamptoni pasi ka firmosur kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në ekipin anglez deri në vitin 2027.
Neto këtë edicion ka vetëm katër paraqitje për shkak se është kthyer nga lëndimi që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushës. Ai iu bashkua Wolvesit në vitin 2019 kurse ka luajtur edhe te Lazio e Braga.
“Është një lajm i mirë për klubin dhe Neton që e kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një periudhë të gjatë. Ai është një lojtar i talentuar, i cili sapo është kthyer nga lëndimi. Ne si klub presim shumë prej Netos”, ka thënë drejtori teknik i Wolvesit, Scott Sellars.
Artikuj të ngjashëm