Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në vendlindjen e golfit po tentohet të mbahet gjallë kjo lojë

Me dekada, babai i Calum McPherson kishte bërë shkopinj golfi. McPherson kishte luajtur golf për Skocinë si tinejxher dhe më pas iu bashkua biznesit të familjes.

Por kur ai ishte i gatshëm të prezantonte fëmijët e tij në golf, reagimi i tyre ishte shokues, shkruan NYT.

"Ata nuk kishin goditur asnjë top golfi, por nuk ishin të interesuar. Nuk kishin shoqëri atje, ishte lojë e vështirë dhe shkopinjtë e golfit ishin tepër të rëndë, kështu thoshin", tregon McPherson 50-vjeçar, përcjell sot Koha Ditore.

Ky nuk është një reagim i pazakontë i fëmijëve, edhe në Skoci, vendlindjen e golfit.

Derisa kriza e anëtarësimit është duke u vërejtur, klubet e golfit nëpër Skoci janë duke ndjerë barrën financiare dhe po mundohen të bëjnë sportin më të qasshëm për gjeneratën e re të golfistëve...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.