Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, dënimin me burg të cilin ia ka shqiptuar prokuroria në Barcelonë për shkak të fshehjes së tatimit, do të mund ta zëvendësojë duke e paguar në formë gjobe.
Një gjë e tillë është bërë e ditur sot nga një zëdhënës i prokurorisë.
Messi është dënuar me 21 muaj burg, por ky dënim mund të zëvendësohet me gjobën prej 400 eurosh në ditë gjatë të njëjtës periudhë, transmeton KosovaPress.
Tash i mbetet Gjykatës së Apelit në Barcelonë që të marrë vendimin përfundimtar. Messi u dënua vitin e kaluar me 21 muaj burg me kusht për shkak të fshehjes së tatimit, ndërsa për të njëjtën vepër penale ishte dënuar edhe babai i tij.