Ish-trajneri i Beshiktashit, Sergen Yalçin vlerësohet favorit për ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës. Kështu të paktën pretendojnë në Turqi. Mediumet turke kanë raportuar të mërkurën se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë zhvilluar bisedime me Yalçinin në Turqi. “Takvim.com.tr” shkruan se shpejtë do të merret vendimi për selektorin e ri.
“Është kuriozitete se di do t’i përgjigjet ofertës Yalçin, i cili së fundi u nda nga Beshiktashi. Thuhet se takimi i krerëve të FFK-së me Ersun Yanal ka qenë mjaft pozitiv. FFK-ja do të marrë vendimin përfundimtar shpejtë dhe me shumë gjasë do të sjellë në krye të skuadrës njërin nga dy trajnerët turq”, shkruan “takvim.com.tr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYalçin sezonin e kaluar me Beshiktashin fitoi titullin dhe kupën e Turqisë.