Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në të ardhmen mund të ketë rënie e ngritje nga “Championsi”

Top klubet në Evropë janë duke shikuar idenë për ngritje dhe rënie nga Liga e Kampionëve, në bisedimet që po vazhdojnë me UEFA-n për reformimin e garave kontinentale në vitin 2024.

Promovimi dhe rënia e ekipeve është "natyrshëm brenda ambientit të futbollit", ka thënë kryetari i Asociacionit të Klubeve Evropiane (ECA), Andrea Agnelli, të martën pas takimit të afro 200 anëtarëve të klubeve, shkruan sot Koha Ditore.

Aktualisht, fituesi i Ligës së Evropës kualifikohet në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për stinorin vijues të Ligës së Kampionëve. Fituesi i një gare të nivelit të tretë, që do të nisë nga viti 2021, po ashtu do të ngrihet në Ligën e Evropës në stinorin vijues.

"Është sigurisht diçka logjike në një sistem të hapur", ka thënë presidenti i Juventusit, Agnelli.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")