Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Shqipëri janë krenarë me suksesin e Asllanit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka dhe selektori Sylvinho janë krenar me suksesin e mesfushorit Kristjan Asllani në Itali.

Asllani të mërkurën mbrëma fitoi Kupën e Italisë me Interin. “Suksesi i Kristjan Asllanit është edhe suksesi i Shqipërisë!”, shkruan në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. “Kristjan Asllani bëhet kështu futbollisti i pestë shqiptar, i cili ia doli të provojë edhe këtë sukses, duke fituar Kupën e Italisë.

Ndërkaq, djaloshi kuqezi dhe skuadra e Interit kanë siguruar gjithashtu edhe finalen e garës më të rëndësishëm në Evropë, kundër Manchester Cityt”.

Duka dhe Sylvinho presin kontributin e Asllanit edhe në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Shqipërisë për “Euro 2024”.

Shqipëria luan ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në qershor.

Artikuj të ngjashëm