Stadiumi i ri i Tottenhamit, pritet të jetë i gatshëm për muajin prill.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino, aktualisht, ndeshjet si vendas po i luan në “Wembley”, pas rindërtimit të stadiumit të ri që do të jetë me 62 mijë ulëse.
Pas neglizhencave të shumta në punime, drejtuesit e klubit kanë njoftuar se Tottenhami, mund t’i luajë ndeshjet si vendas që nga fillimi i muajit prill, transmeton KTV.
Fillimisht, për ta testuar stadiumin e ri do të luhen dy ndeshje, ajo në mes Tottenhamit U18 dhe Sauthamptonit, dhe me 30 mars një ndeshje miqësore në mes të legjendave të klubit.
Krerët e klubit londinez nuk kanë vendosur ende për emrin e stadiumit të ri, por, sipas mediave në ishull, sipas të gjitha gjasave, stadiumi i ri i Spursave do të quhet “Nike Stadium”.