Stadiumi i Pejës "Shahin Haxhiislami" është në gjendje të rëndë, pa tribunë kryesore, zhveshtore e shumëçka tjetër, por po vazhdon të nxjerrë kampionë, shkruan sot Koha Ditore.
Të enjten do të jetë arenë, ku do të vendoset titulli i kampionit në konkurrencën e femrave në futboll. Përballen dy skuadrat që nuk kanë pësuar asnjë humbje në 24 xhirot e këtij edicioni: Mitrovica e Hajvalia.
Në Pejë u vendos titulli edhe në konkurrencë të meshkujve para dhjetë ditësh. Festoi Drita pas barazimit me Prishtinën (0:0), sikurse bëri edhe Trepça '89 stinorin e shkuar kur mposhti Besën.
"Shahin Haxhiislami" do ta nxjerrë të enjten kampionin e tretë në harkun kohor të një viti, por asnjë nga qyteti ku e ka bazën stadiumi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).