Shumë yje të NBA-së kanë vendosur të mos luajnë për SHBA-në në Botërorin e basketbollit në Kinë, që nis këtë fundjavë, ndonëse do të formonin një skuadër që nuk do të kishte konkurrencë.
Por, nuk është asgjë e re për amerikanët që po kërkojnë titullin e tretë rresht të botës në ngjarjen e madhe që mbahet nga 31 gushti deri më 15 shtator. Dhe nga përvojat e kaluara, botërori mund edhe të hapë rrugën për yje të rinj të SHBA-së që të shpërthejnë në skenë, transmeton Koha Ditore shkrimin e AFP-së.
LeBron James, Kawhi Leonard, Stephen Curry, James Harden, Anthony Davis, Russell Westbrook dhe Paul George janë në mesin e lojtarëve që kanë vendosur të mos jenë në përfaqësuese. Kevin Durant, Kyle Lowry e Klay Thompson mungojnë shkaku i lëndimeve.
Finalja e Kupës së Botës mbahet vetëm dy javë para se shumica e kampeve stërvitore në NBA të hapen, ndërsa ndeshjet e para të stinorit 2019\20 të NBA-së luhen më 22 tetor.
Shumica e yjeve kanë refuzuar pjesëmarrjen në përfaqësuese në mënyrë që të kursejnë energjitë për një stinor të gjatë dhe mjaft sfidues të NBA-së. Lëvizjet e reja të lojtarëve kanë bërë që liga të jetë më e fortë këtë stinor, me disa skuadra pretendente për titull....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Basketbollistët amerikanë me mision të vështirë në Kinë
-
James nuk starton në “All-Star” për herë të parë që nga viti 2004
-
LeBron James do ta bartë flamurin e SHBA-së në LO “Paris 2024”
-
Ekip ëndrrash i SHBA-së për Lojërat e Parisit: James, Curry...
-
Bota e basketbollit “në frikë”, SHBA-ja shpall listën e lojtarëve për Lojërat Olimpike