Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në klubin hungarez Ujpest 23 lojtarë rezultojnë pozitivë me koronavirus

Klubi i elitës së Hungarisë, Ujpest FC, ka njoftuar të mërkurën se vetëm dy nga 25 lojtarët e testuar kanë rezultuar negativë në testet për koronavirus, duke shtuar se virusi është përhapur me shpejtësi në skuadër në dhjetë ditët e fundit, raporton agjencia Reuters.

Ujpesti luajti me liderin e Hungarisë, Ferencvarosin, më 24 tetor. Ferencvarosi luan sonte në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.

Zëdhënësja e Ujpestit, Sandra Galambos, nuk ka dashur të spekulojë se nga ka ardhur infeksioni në klub.

Ajo ka thënë se Ujpesti ka bërë çdo gjë në fuqi për ta ndaluar përhapjen, përfshirë edhe duke anuluar njëanshëm ndeshjet.