Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në hendboll, vëmendja te dueli Prishtina – Trepça

Në këtë fundjavë do të nisë stinori pranveror në elitën e hendbollit të meshkujve.

Xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në hendboll do të nisë me derbin ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës. Takimi, që do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, fillon në orën 14:30. Prishtina është e dyta në tabelë me 23 pikë, ndërsa mitrovicasit një vend më poshtë me 19 pikë.

Kampionia Besa Famgas do të luajë kundër Zhegrës në orën 13:30. Zhegra në këtë duel është vendëse, por me marrëveshje të skuadrave, takimi do të luhet në Pejë. Në orën 19:00 luhen duelet Kastrioti-Vushtrria dhe Llapi-Drenica, kurse nga ora 15:00, Prizreni e pret Vëllaznimin.

Artikuj të ngjashëm