Sport

Në Finlandë, sportet e çmendura po shënojnë rritje

Në Finlandë po ndodh diçka e çuditshme. Gjatë dekadave të fundit, derisa është zhdukur thuajse nga skena globale e sportit, ky vend nordik disi ka humbur mendjen e vet sportive.

Më tepër se 2.000 persona kanë shkuar në moçalet në qendër të Finlandës së fundi për Botërorin e 20-të të futbollit në moçal apo baltë. Nëse ti dhe bashkëshortja jote dëshironi të shkoni e të garoni në Botërorin e bartjes së gruas, atëherë duhet të shkosh në Finlandë, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Kampionati i hedhjeve të celularit ku mbahet? Në Finlandë. Kampionati i mbledhjes së kokrrave apo Botërori i hedhjes së kitarave? Po ashtu në Finlandë.

"Ne kemi disa hobi të çuditshëm", thotë Paivi Kemppainen 26-vjeçar, një anëtar i stafit në garën e futbollit në moçal.

Vetëm shikoni futbollin në moçal në Hyrynsalmi. Një skuadër me 12 shokë udhëton nga shtatë orë me veturë çdo vit nga Vihti, në afërsi të Finlandës, për të garuar.... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.