Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit u mboll pema olimpike

Në një organizim nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe përkrahur nga Solidariteti Olimpik, si dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës, të hënën u shënua 5 Qershori, Dita Botërore e Sportit dhe Ambientit.

Rreth 160 fëmijë morën pjesë, duke performuar në sporte të ndryshme të organizuara në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Fëmijët sfiduan veten në pistoletë llaserike, karling, kërcim me litar, kërcim se gjati, futboll dhe pingpong.

Hapjen e bëri presidenti i Komitetit Olimpik i Kosovës, Besim Hasani, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe foli për Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, si dhe dërgoi mesazhin për zhvillimin e aktiviteteve sportive në ambiente të pastra.

Të pranishmit nga KK i Prishtinës i përshëndeti Besart Vllahinja, i cili tha se nuk ka ngjarje më të mirë se sa 5 qershori, Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit.

Aktivitetet filluan me performancën e shkëlqyer të valles së Shoqërisë Kulturo Artistike "Prishtina".

Edhe Prishtina shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit Arbëri Prishtina shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit

Më pas fëmijët u sfiduan duke praktikuar sportet e lartpërmendura. Ajo që ra në sy, e që joshi më shumë ishte sporti i Karlingut, pak i njohur në Kosovë, si dhe gjuajtjet me pistoletë llaserike. Në karling fëmijët i stërviti eksperti i këtij sporti, i ardhur nga Kanada, Peter Andersen.

Image

“Pushtimi” i sheshit nga fëmijët e shumtë, nga Teatri deri tek sheshi “Zahir Pajaziti” zgjoi kurreshtjen e madhe të të pranishmëve.

E veçanta e këtij aktiviteti këtë herë ishte mbjellja e pemës olimpike, e cila e përzgjodh dhe u mbjell nga Kompania Hortikultura pranë bustit të Skënderbeut, kurse Hasani, tha se ajo do të rritet bashkë me fëmijët.