Në Prishtinë sot u shënua Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit. Për këtë rast u angazhuan shumë grupe të fëmijëve përmes aktiviteteve të ndryshme.
Përveç pikave artistike nga Ansambli “Prishtina” dhe kori i fëmijëve “Okarina”, u zhvilluan edhe lojëra të ndryshme sportive si hedhja e diskut, kërcimi me thes, loja X-O, e të ngjashme, lojëra këto që ndikojnë në zhvillimin mendor të fëmijës, në rritjen e forcës, balancimit si dhe precizitetit.
Në fund u bë mbjellja e luleve në hapësirën përreth, si dhe mbjellja e Pemës Olimpike.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm