Në shumicën e ligave, në shumicën e vendeve, vendimi i Bayer Leverkusenit për të emëruar Heiko Herrlichun në postin e kryetrajnerit do të ishte vlerësuar si vendim tepër i rrezikshëm. Ai do të ishte vlerësuar tepër i ri për të drejtuar një skuadër të madhe, si një 45-vjeçar që është.
Mbi të gjitha, profesioni i trajnerit tradicionalisht dominohet nga burra në të 50-at dhe 60-at, veçanërisht te skuadrat e nivelit si Leverkuseni, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas shumicës së standardeve, Herrlich do të dukej si i papërvojë po ashtu. Ndonëse ka pasur një karrierë të ndritshme si lojtar - duke fituar, ndër të tjera, Ligën e Kampionëve me Borussia Dortmundin në vitin 1997 - ai kurrë nuk i ishte afruar skenës së madhe në zejen e trajnerit.
Ai kishte punuar me përfaqësueset U-17 dhe U-19 të Gjermanisë, kishte qenë edhe një kohë trajner i të rinjve të Bayern Muenchenit dhe kaloi pjesën tjetër të kohës te skuadrat pak të njohura në rangun e tretë të futbollit gjerman... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.