Norwich City ka barazuar 1:1 në udhëtim me Newcastle Unitedin, ndonëse prej minutës së nëntë ka luajtur me një lojtar më shumë në fushë.
Ndeshja e së martës mbrëma i ka takuar xhiros së 14-të të Premier Leagues. Milot Rashica nuk ishte fare i përfshirë te Norwichi për shkak të një lëndimi të ijëve. Në fakt ai është pritur që të jetë në formacionin bazë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCiaran Clark, mbrojtësi i Newcastle United, u përjashtua me të kuq në minutën e nëntë. Por Norwichi nuk përfitoi shumë nga ky fakt.
Callum Wilson realizoi penallti në minutën e 61-të për epërsinë 1:0 të Newcastle Unitedit.
Teemu Pukki barazoi shifrat në minutën e 79-të. Newcastle mbetet e fundit në tabelë me 7 pikë. Është skuadra e vetme pa fitore në Premier League. Norwichi renditet i 18-ti me 10 pikë.