Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndikimi gjerman në NBA më i madh se kurrë më parë

Ka qenë një javë jashtëzakonisht e mirë për basketbollistët e Gjermanisë. Pasi firmosi kontratë të re njëvjeçare në vlerë prej pesë milionë dollarësh me Dallas Mavericks, Dirk Nowitzi po shkon rrugës për t'u bërë lojtari i parë në histori të NBA-së që ka luajtur për një ekip gjatë 21 sezoneve.

Të mërkurën bashkëkombësi i Nowitzkit, Dennis Schroeder, u transferua nga Atalanta Hawks tek Oklahoma City Thuner, ekip që rregullisht gjatë pesë vjetëve të fundit ka luajtur në plejofin e NBA-së. Ndërsa kulmi është Isaiah Hartenstein - edicionin e shkuar luajti në ligën zhvillimore të NBA-së - që firmosi kontratë trevjeçare me Houston Rockets, finalistin e Konferencës Perëndimore në edicionin 2017/18, shkruan sot Koha Ditore.

Basketbollisti i vetëm gjerman që ka pasur javë të keqe ishte Paul Zipser, i cili pritet të kthehet te ekipi i Bayern Muenchenit pasi është larguar nga Chicago Bulls. Shtatë basketbollistë gjermanë pritet të jenë në ekipet e NBA-së për edicionin 2018/19 dhe ky është një rekord për Gjermaninë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)