Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndihmohen financiarisht edhe gjashtë federata sportive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka vazhduar me nënshkrimin e memorandumeve me federata sportive.

Federata e Gjimnastikës mbështetet financiarisht me 47 mijë e 850 euro, për të cilën nënshkroi kryetari i federatës, Besim Halilaj.

Me Federatën e Minigolfit u nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare në vlerën e 12 mijë e 800 euro. Për këtë federatë nënshkroi kryetari i federatës, Lavdim Zyylfiu. Federata Aeronautike e përfaqësuar nga kryetari i federtatës, Shkëlqim Krasniqi, mbështetet me 32 mijë e 120 euro.

Në emër të Federatës së Shigjetarisë, kryetari i federatës, Agron Mala, nënshkroi memorandumin për përkrahje financiare në vlerë mbi 67 mijë euro.

Po ashtu Federata e Atletikës, mbështetet financiarisht me mbi 85 mijë euro. Për këtë federatë nënshkroi kryetari i federatës, Halil Sylejmani. Ndërkaq për Federatën e PingPongut, kryetari i kësaj federate Nehat Çitaku, nënshkroi memorandumin me vlerë financiare prej 72 mijë eurove.

Drejtuesit e federatave përkatëse vlerësuan se kjo formë e bashkëpunimit mes MKRS-së dhe federatave të tyre u mundëson menaxhim më të mirë të mjeteve financiare.