Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka nënshkruar edhe dy memorandume tjera bashkëpunimi, me Federatën e Bodybuldingut dhe Fitnesit dhe me Federatën e Peshëngritjes të Kosovës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në bazë të këtyre memorandumeve të nënshkruara sot, Federata e Bodybuldingut dhe Fitnesit mbështetet financiarisht me mbi 34 mijë euro, marrëveshje të cilën e nënshkroi kryetari i kësaj federate, Esat Lata. Ndërkaq. Federata e Peshëngritjes e përfaqësuar nga kryetari i saj Astrit Hasani u mbështet financiarisht më vlerë mbi 67 mijë euro, transmeton Koha.net.
Gashi, tha se mbështetja financiare për këto federata, bëhet në vazhdën e nënshkrimit të këtyre memorandumeve me qëllim të realizimit të politikave prioritare për sportin që ka MKRS-ja dhe qeveria e vendit tonë në njërën anë dhe për realizimin e objektivave dhe planeve të tyre për vitin 2018 në anën tjetër.
Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, tha se përmes kësaj mbështetjeje financiare si ministri po mundohemi të bëjmë maksimumin për t’u gjendur afër federatave të sportit.
Përfaqësuesit e këtyre Federatave e vlerësuan lart përkrahjen që u është siguruar nga ana e MKRS-së.
-
MKRS përkrah Federatën e Sporteve për të Verbër dhe licencon Federatën Muaythai të Kosovës
-
MKRS-ja përkrah sportistë e trajnerë në shumën mbi 70 mijë euro
-
MKRS-ja ndan për FBK-në rreth 250 mijë euro
-
Futbolli, Hendbolli e Volejbolli përkrahen me vlerë totale mbi 750 mijë euro
-
MKRS-ja ndan mbi 1 milion euro për 18 federata të sportit