Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndëshkohet ndihmëstrajneri spanjoll që ia ndali kundërshtarit aksionin

aksion, trajneri, spanjolli,

Ndihmëstrajneri i ekipit Villanueva del Pardillo të Spanjës, u ndëshkua me të kuq, pasi në minutën e 89-të, ia ndaloi ekipit kundërshtar, Colmenar Viejon, aksionin.

Rezultati ishte i barabartë 1-1, ndërsa në fund të ndeshjes, futbollistët e Colmenarit organizuan një sulm të mirë, por që zv.trajneri ua ndaloi qëllimshëm, raportoi  "Diario El Ciudadano" të martën.

Ndaj tij shpërthyen sulme e sharje, derisa gjyqtari i ndeshjes u detyrua ta përjashtojë.