Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit, e ka suspenduar portierin e Real Zaragozës, Esteban Andradan me 12 ndeshje për goditje me grusht ndaj kapitenit të Heuscas, Jorege Pulidos gjatë derbit aragonez të fundjavës së kaluar.
Pasi mori kartonin e dytë të verdhë, Andrada goditi me grusht Pulidon, të cilit i shkaktoi ënjtej në mollëz.
Incidenti shkaktoi përfshirjen e disa lojtarëve. Dani Jimenez, portieri i Huescas u suspendua për katër ndeshje për shkak të një grushti tjetër gjatë përplases së lojtarëve të të dyja ekipeve.
Dani Tasende i Zaragozas është suspenduar për dy ndeshje.
Artikuj të ngjashëm