Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshjet në Premier League mund të luhen pa shikues nëse përhapet koronavirusi në Britani

Foto: The Sun

Krerët e Premier Leagues dhe ata të Federatës së Futbollit të Anglisë janë duke planifikuar që të zhvillojnë ndeshjet pa shikues, nëse koronavirusi përhapet më tepër në Britani, raporton “The Sun” të martën, transmeton Koha.net.

Krerët e Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA) kanë biseduar vetëm dy minuta për ndikimin potencial të koronavirusit në futbollin vropian. Por, në Angli kjo çështje po merret më seriozisht.

Po përpilohet plani në rast të përhapjes më të madhe të koronavirusit, ku është mundësi reale që ndeshjet e mbetura të stinorit të luhen pa shikues.

Tifozët e Liverpoolit janë frikësuar se mund të mbesin pa titull kampioni nëse stinori mbyllet para kohës për shkak të koronavirusit.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka pranuar të hënën se virusi me gjasë do të përhapet më gjerësisht.

Kjo ka rritur mundësinë që të shtyhen ndeshjet në sporte apo të arrihet marrëveshje që ato të luhen në prani të kamerave televizive, por pa shikues.

Edhe Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen Sport Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen


SunSport ka mësuar se Federata e Futbollit të Anglisë do të pranojë gjitha këshillat qeveritare dhe nuk do të kundërshtojë vlerësimin e ekspertëve shëndetësorë.

Nëse ekspertët shëndetësorë urdhërojnë shtyrjen e ndeshjeve për periudhë të shkurtër, atëherë prapë stinori mund të mbyllet në kohë, duke caktuar data të reja për zhvillimin e ndeshjeve të shtyra.

Mirëpo, nëse rekomandohet që shtyrja e ndeshjeve të jetë për periudhë më të gjatë, atëherë opsion më i mundshëm është që ndeshjet të luhen, por pa shikues.

Mirëpo, një problem do të ishte, se tifozët mund të mblidhen jashtë stadiumeve, ndërsa ndeshjet luhen brenda.

Federata e Futbollit të Anglisë po ashtu është në dijeni për ndikimin financiar që do të ketë luajtja e ndeshjeve pa shikues, veçanërisht për klubet më të vogla. Kështu që do të shikohet mundësia për të kompensuar ato në mënyrë që të mos pësojnë keq.

Edhe Klubet e Premier Leagues kërkojnë pushim deri më 8 janar për ta përballuar koronavirusin Sport Klubet e Premier Leagues kërkojnë pushim deri më 8 janar për ta përballuar koronavirusin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin të hënën gjatë takimit të Komitetit Ekzekutiv, ka thënë shkurtër për këtë çështje: “Të gjithë duhet qëndruar të qetë. Duhet të udhëzohemi nga autoritetet dhe qeveritë përkatëse”.

Për këtë çështje në takimin rreth dy orë të hënën është biseduar vetëm për dy minuta.

UEFA ka vendime të mëdha për të marrë, ku do të luhen si ndeshjet e fazës 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës javën e ardhshme, e po ashtu gjatë këtij muaji do të luhen ndeshjet për plejof në Euro 2020.