Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se secila lojë e mbetur në Premier Ligë është si “finale e kupës” për të.
“Të kuqtë”, që pozicionohen në pozitën e tretë të Premier Ligës pak minuta para se të përballen me Crystal Palacen, në Ligën e Kampionëve do të përballen me Manchester Cityn.
“Tani e tutje kemi vetëm finale, për të dy palët”, ka thënë trajneri gjerman.
“Luajmë me Palacen dhe është në rregull, ndoshta jo finale, por shumë e rëndësishme për dy ekipet”, ka shtuar ai.
“City, Evertoni, ndeshje të pabesueshme sepse janë derbi. Siç kemi thënë, ne krijojmë bazën për pjesën e fundit të sezonit. Ne jemi në pozicion të mirë dhe duhet ta përdorim këtë”.
Artikuj të ngjashëm