Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshje në udhëtim për skuadrat e kreut

Arsenali udhëton te Fulhami për ndeshjen e radhës, me shpresë për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Premier League. Ndërkohë, Manchester City do të mundohet ta rrisë presionin te “revolveristët”, me fitore po si mysafir ndaj Crystal Palace.

Ndeshja Fulham – Arsenal zhvillohet të dielën prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së 27-të të Premier Leagues. City luan të shtunën prej orës 18:30.

Arsenali është lider me 63 pikë, kurse City renditet i dyti me 58 pikë.

Liverpooli, që fitoi derbin e zjarrtë kundër Manchester Unitedit, 7:0, vikendin e kaluar, e hap xhiron e Premier Leagues me ndeshjen në udhëtim te Bournemouthi.

Ky ballafaqim zhvillohet të shtunën në orën 13:30.

Edhe Gara për titull e zjarrtë, kryendeshja në Manchester Futboll 2 muaj më parë Gara për titull e zjarrtë, kryendeshja në Manchester

Liverpooli mban pozitën e pestë dhe ka 42 pikë. Skuadra e Juergen Kloppit po lufton për të zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Vendin e katërt aktualisht e mban Tottenhami me 45 pikë. Vendi i katërt është i fundit që dërgon në Champions nga kampionati anglez.

Tottenhami i Antonio Contes u eliminua nga Liga e Kampionëve në mesjavë nga skuadra e Milanit.

Ndërkohë Liverpoolit ka gjetur formën dhe synon tjetër fitore. Ndaj Unitedit shënoi një prej fitoreve më të thella në histori të derbive me “djajtë e kuq”, ndërsa Bournemouthin në ndeshjen e parë në “Anfield”, në muajin gusht, e shkatërroi me shifrat 9:0.

Edhe Arsenali synon lëvizjen e radhës drejt titullit, derbi të dielën Futboll 3 muaj më parë Arsenali synon lëvizjen e radhës drejt titullit, derbi të dielën

Në pjesën e poshtme të tabelës, nëntë skuadra kanë dallim prej vetëm gjashtë pikësh.

Crystal Palace dhe Wolverhamptoni në vendin e 12-të dhe të 13-të kanë nga 27 pikë, ndërsa dy vendet e fundit, Southamptoni dhe Bournemouthi, kanë nga 21 pikë.