Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja Ukrainë-Skoci pritet të shtyhet

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, e ka siguruar Ukrainën se ndeshja e plejofit e rëndësishme për botërorin “Katari 2022” me Skocinë do të shtyhet për muajin qershor, ka bërë të ditur drejtori sportiv i Shakhtar Donetskut, Darijo Srna.

Përfaqësuesja e Ukrainës ka kërkuar shtyrjen e këtij ballafaqimi për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Kam folur sërish me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin”, ka thënë reprezentuesi i Kroacisë. “Ai e ka përkrahur futbollin e Ukrainës. E di se askush nuk interesohet për futbollin tani, por ai më ka thënë se ndeshja mes Ukrainës dhe Skocisë do të shtyhet për qershor”, ka thënë Srna.

Rusia është suspenduar nga garat ndërkombëtare dhe nuk do të luajë kundër Polonisë.

Artikuj të ngjashëm