Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja mes Juventusit e Lyonit do të luhet më 8 gusht

Ndeshja e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Lyonit do të luhet më 8 gusht, shkruan “RMC Sport”, duke cituar burime nga UEFA.

RMC Sport ka njoftuar se të mërkurën është mbajtur një video-konferencë mes zyrtarëve të UEFA-s dhe presidentëve të klubeve elitare të Evropës.

UEFA ka njoftuar se ndeshja e kthimit mes Juventusit dhe Lyonit do të luhet më 8 gusht, në rast se është e sigurt të luhet.

Mirëpo, ende nuk ka ndonjë informatë për formatin e garave duke filluar nga çerekfinalja. Nuk dihet nëse do të vazhdohet me formatin vajtje-ardhje për ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Juventusi ndeshjen e parë në Lyon e humbi me rezultatin 1:0.