Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të rinisin në fillim të gushtit, shkruan “Sky Sport Italia”.
Fillimisht do të përfundohet faza 1/8 së finales të Championsit me ndeshjet e 7/8 gushtit.
Më 7 gusht do të luhen ndeshjet e kthimit të çifteve Juventus - Lyon dhe Manchester Cityt – Real Madrid, ndërsa më 8 gusht të çifteve Bayern Muenchen – Chelsea dhe Barcelona – Napoli.
Katër çerekfinalistët tjerë ishin caktuar para se të pezullohej futbolli shkaku i koronavirusit.
Faza çerekfinale do të luhet më 11/12 gusht dhe 14/15 gusht, ndërsa ajo gjysmëfinale më 18/19 gusht dhe 21/22 gusht. Finalja do të luhet në Stamboll më 29 gusht.
UEFA gjatë kësaj jave do të ketë një video-konferencë tjetër për të vendosur për vazhdimin e futbollit.
-
PSG - Real Madrid, kompletohet shorti i përsëritur i Ligës së Kampionëve
-
Liga e Kampionëve dhe e Evropës, të gatshme për rifillim
-
Hidhet shorti për fazët e mbetur të Ligës së Kampionëve
-
Ndeshjet e 1/8 të finales së Championsit luhen në stadiumet vendase
-
Kur po ri-kthehet UEFA Champions League në KUJTESA?