Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon një vend në garat evropiane

Juventusi mund të mbetet vetëm një pikë larg vendeve kualifikuese për garat evropiane vitin tjetër, nëse e fiton të shtunën në mbrëmje ndeshjen e vështirë te Lazio në orën 20:45.

Ky ballafaqim i takon xhiros së 29-të të elitës së futbollit të Italisë.

Juventusi aktualisht është në pozitën e shtatë me 44 pikë, katër më pak se Atalanta e vendit të gjashtë që ka 48 pikë.

Juventusit pasi iu hoqën 15 pikë, pati seri prej shtatë fitoreve rresht.

E eliminoi edhe Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë në fillim të muajit shkurt.

Edhe Garë e fortë për pozitat e kreut në Serie A Futboll Garë e fortë për pozitat e kreut në Serie A

Ndërkohë, pas disfatës nga Roma në udhëtim në fillim të marsit, klubi torinez regjistroi tjetër seri pozitive me pesë fitore të njëpasnjëshme në të gjitha garat.

Tjetër synim i Juventusit këtë edicion është triumfi në Ligën e Evropës, garën e dytë më të rëndësishme të UEFA-s për klube.

Më 13 prill luan në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Sportingut. Për të arritur deri në këtë fazë të garës, Juventusi eliminoi Nantesin dhe Freiburgun, kurse ka pësuar vetëm një gol.

Ekipi nga Roma, Lazio, po ashtu ka shkëlqyer me rezultate në vitin 2023.

Është në pozitën e dytë me 55 pikë.

Edhe Juventusit i duhet mrekullia për të avancuar në Champions Futboll Juventusit i duhet mrekullia për të avancuar në Champions

Lazio për duelin me Juventusin do të mundohet ta shfrytëzojë mbrojtjen e fortë, ku sivjet ka pranuar vetëm 19 gola në 28 ndeshje.

Juventusin do të provojë ta mposhtë për herën e parë që prej dhjetorit të vitit 2019.